Aksident i frikshëm në Berat / Shoferja tenton të parakalojë dy makina, godet një “Toyota” dhe e hedh në kanal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Moravë.

Automjet tip Mercedes Benz, që drejtohej nga një vajzë, ka parakaluar dy makina dhe teksa është ndeshur përballë me një mjet tjetër, në përpjekje për të shmangur përplasjen me të ka goditur mjetin tip Toyota Yaris, duke e hedhur në kanal.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar katër mjete, ndërsa është dëmtuar drejtuesja mjetit tip Toyota Yaris, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë mjeti tip “Mercedes Benz Vito”, që ka kryer një parakalim të gabuar duke bërë që makina tip Toyota të përfundonte në kanal.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *