Tifozët serbë me sharje raciste ndaj të riut me ngjyrë, ai u kthehet dhe i “mbyt në dru”

Disa tifozë serbë e kanë pësuar keq në Gjermani, ku kanë shkuar për të mbështetur ekipin e tyre.

Sipas asaj që raportojnë gazetarët e huaj nga terreni, tifozët serbë e kanë ofenduar të riun me ngjyrë, duke përdorur sharje raciste, madje e kanë pështyrë dhe e kanë nxjerrë nga metroja.

Siç dallohet në video, djali nuk e ka kaluar lehtësisht këtë situatë, duke lëshuar në drejtim të serbëve disa goditje të forta me grushte. Më pas, edhe pse i vetëm, ai u bën shenjë serbëve të përballen me të, por ata tërhiqen.

Ky është vetëm një prej dhjetra episodeve të dhunës nga tifozët serbë në Gjermani.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *