Ngjarje tronditëse! Gjenden të vrarë në banesë çifti i bashkëshortëve. Djali që jeton në kat të dytë: Unë s’kam gisht!

Ngjarje tronditëse në Itali.

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Fano, ku një çift i moshuar u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre.

Mediat italiane raportojnë se burri, 75-vjeçari ishte goditur në kokë, ndërsa gruaja e tij, 70 vjeçe, është mbytur. Alarmi u ngrit nga djali rreth të 40-tave, i cili jeton në katin e sipërm të shtëpisë.

Djali mohoi kategorikisht që të jetë përfshirë në vrasjen e babait dhe nënës së tij, ndërkohë që po merret në pyetje. Në shtëpi ka pasur një sherr, i moshuari ka tentuar të mbrohet por nuk ka arritur.

Policia mjekoligjore po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorit/ve të krimit.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *