Ilir Meta: Me Monikën u ndamë për djegien e mandateve dhe homoseksualët. Më iku stresi sistematik!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë politike të kësaj partie foli gjatë për divorcin me Monika Kryemadhin. Ai tha se ky vendim ka qenë më i vështiri në jetën e tij, por shtoi se është objektiv, dhe nuk është as i rastësishëm, dhe as i çastit:

“Është i motivuar, nga ndarje të papajtueshme, që lidhen me kauzat e mëdha që unë mbroj, dhe që janë etike për Shqipërinë dhe shqiptarët, sot dhe përgjithmonë. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të fortë që nga vendimi i saj si kryetare e LSI për djegien e 19 mandateve, që u morën me shumë sakrifica dhe me gjak. Në një betejë të hapur me koalicionin e madh anti-LSI. dhe anti Meta të 17 Majit, të Prindit 1 dhe Prindit 2. Qëndrimet e vazhdueshme sistematike të saj, krejtësisht në krah të kundërt, të kauzave që unë mbroj, dhe që krijojnë konfuzion dhe paqartësi në publikun e gjerë, duhet të merrnin fund”.

Meta tha se vendimi “i jep fund çdo paqartësie, dileme dhe stresi sistematik të panevojshëm”.

Meta tha se gjithsesi “ky vendim i imi, nuk lidhet me rolin dhe raportet me të si grua, apo si nënë e 3 fëmijëve tanë të mrekullueshëm”.

Ai madje shtoi se “nuk po ndahem me një grua, për një grua tjetër, por, për të përmbushur kauzat që unë mbroj, dhe për të cilat kjo marrëdhënie ishte kthyer në një pengesë serioze”.

“E mora këtë vendim, për t’i shkuar deri në fund betejës me mafian, e cila pengmarrjen dhe shantazhin e ka në natyrën e saj më të errët dhe të ndyrë. Mafia, ka dhunuar jo vetëm sovranitetin dhe Kushtetutën, por edhe normat tona zakonore, që janë shumë të hershme, dhe që na kanë mbajtur si popull, dhe si komb, edhe kur nuk kishim shtet dhe Kushtetutë.” /noa.al


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *